Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Amarildo Kamberi, 31-vjeçari i cili më 17 shkurt plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Xhevahir Kolaveri, 47 vjeç.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, e cila dyhsohet se është përdorur gjatë ngjarjes si dhe sasi municioni luftarak.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë.

Dy fqinjët u konfiktuan për pengesat që vendosen në rrugë dhe sipas dëshmisë së familjarëve nuk kishin pasur konflikte të mëparshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kolaveri mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv