minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë/ Arrestohet 17-vjeçari, Robert Cara - Struga.info


Plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë/ Arrestohet 17-vjeçari, Robert Cara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë/ Arrestohet 17-vjeçari, Robert Cara

Policia ka arrestuar në Lezhë një ditë pas ngjarjes Robert Cara, 17 vjeç.

 

Robert Cara dyshohet se plagosi një ditë më parë me armë zjarri një të mitur, 11 vjeç në fshatin Gjegjan të Pukës.

 

Advertisement

I mituri u qëllua me armë zjarri në këmbë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë të enjten.

 

Dyshohet se 17-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e tij të miturin dhe se kishte shtënë mbi të pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.

 

Advertisement

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua, por policia ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë rreth 24 orë më vonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy