Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Emra Korteshi i cili pas një konflikti me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë në drejtim të tij.

 

Fillimisht 28-vjeçari u largua nga vendngjarja, por pas disa orësh ai është arrestuar nga policia.

 

Advertisement

Policia arrestoi shtetasin  E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Shtetasi E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy