Plagosi fqinjin me armë zjarri/ Gjykata e lë në burg, autori: E qëllova për vetëmbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi fqinjin me armë zjarri/ Gjykata e lë në burg, autori: E qëllova për vetëmbrojtje

Gjykata e Tiranës vendosi këtë të dielë masën arrest me burg për Albert Ostrenin, i cili para pak ditësh plagosi me armë zjarri komshiun e tij pas një debati mes tyre.

 

Përpara gjykatës, autori ka pranuar krimin duke thënë se e kreu për vetmbrotje pasi fqinji e qëlloi me grusht.

 

Advertisement

Gjykata vendosi burg edhe për Fatmir Gegën, shokun e Ostrenin, i cili e strehoi në banesë autorin pas krimit. Por Gega është shprehur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte bërë shoku i tij.

 

Më heret gjykata la në arrest shtepie edhe vëllain dhe kunatën e Albert Ostrenit pasi nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat materiale.

 

Advertisement

Pas konfliktit mes dy fqinjeve i plagosur me një plumb mbeti 23-vjeçari Renaldo Mejdani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy