
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes që ndodhi në Shkodër gjatë mbrëmjes së të martës.
Autori është Martin Përgjini.
Advertisement
Përgjini plagosi me armë zjarri në rrethana ende të paqarta 44 vjeçarin, Pjetër Kola.
Kola u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.
Advertisement
Ngjarja ndodhi mbrëmë në Qaf Qele të rrethit Pukë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje si dhe për kapjen dhe arrestim e autorit të dyshuar.
Advertisement