Plator Nesturi: Ardhja e Metës në Presidencë ishte kurth i Ramës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plator Nesturi: Ardhja e Metës në Presidencë ishte kurth i Ramës!

Analisati Plator Nesturi thotë se ardhja e Ilir Metës në krye të Presidencës ka qenë një kurth politik i Ramës.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Nesturi theksoi se pasi u zgjodh president, Meta zgjodhi të bënte politikanin dhe jo presidentin.

 

Advertisement

“Unë mendoj se ardhja e Metës në krye të presidencës shqiptare ka qenë një kurth politk i Ramës dhe i mazhorancës sepse në atë kohë kishim përpara zgjedhjet parlamentare dhe PS do të dilte e vetme e jo në koalicion me LSI. Ky ishte një moment për t’i dhënë një ngritje në detyrë Metës për ta eleminuar nga protagonizmi i tij edhe si kreu i LSI. Meta kishte dy rrugë për të zgjedhur, ai ka qenë njëriu që ka qenë në të gjitha tyrezat e marrëveshjeve si me të majëtn e me të djathtën. Në momentin që bëhet president ose do bëjë presidentin ose politikanin. Meta zgjodhi të bëjë politikanin dhe jo president, ky është problem i tij”, tha Nesturi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy