“Po ka dhënë urdhër Ajatollahu do të lirohet”, Meta kërkon lirinë, avokati Cakrani mbërrin në GJKKO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po ka dhënë urdhër Ajatollahu do të lirohet”, Meta kërkon lirinë, avokati Cakrani mbërrin në GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shyrton sot kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia.

Seanca ka nisur në orën 13:00, ndërsa në abientet e Gjykatës mbërriti edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili i pyetur nga gazetarët nëse klienti i tij do të lirohet u përgjigj: “Po ka dhënë urdhër Ajatollahu, edhe mund të lirohet.”

Kërkesa, e depozituar ditën e djeshme nga avokati i tij Kujtim Cakrani, ka për qëllim shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, më 21 tetor 2025, u mbush një vit nga vendimi i GJKKO-së që miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ilir Metës.

Advertisement

Sipas mbrojtjes, kjo kërkesë vjen si pasojë e përmbushjes së afateve dhe mbështetet në argumente ligjore për rrëzimin e vendimeve nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimit nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Ndërkohë, më 29 gusht 2025, SPAK ka njoftuar përfundimin e hetimeve ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy