Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë/ Veliaj: Zero tolerancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë/ Veliaj: Zero tolerancë

Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

“Ferrari kush? Lamborghini i kujt? Zero tolerancë nga Policia Tiranë! Ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat! Është mjet transporti, jo gomar që e plas kudo”, shkruan Veliaj.

Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit dhe në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy