Prezantohen si punonjës të tatimeve dhe mashtrojnë bizneset/ DPT: Kemi marrë të gjitha masat, denonconi rastet abuzive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantohen si punonjës të tatimeve dhe mashtrojnë bizneset/ DPT: Kemi marrë të gjitha masat, denonconi rastet abuzive

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar sëtrish në lidhje me rastet e mashtrimit nga persona individë të ndryshëm të cilët prezantohen si punonjës të administratës tatimore.

 

 

DPT bën me dije se ka marrë të gjitha masat referuar një video që po qarkullon në rrjet dhe iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve apo bizneseve të denoncojnë çdo rast abuziv.

Advertisement

 

 

Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.

Advertisement

Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy