Probleme me energjinë në Fushë Arrëz, priten reshje intensive në Lezhë, Durrës dhe Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme me energjinë në Fushë Arrëz, priten reshje intensive në Lezhë, Durrës dhe Tiranë

Situata e motit në vend paraqitet përgjithësisht e qetë, megjithatë reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të izoluara në disa zona.

Në Shkodër, rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar segmentin Breg Lumi–Theth, duke bllokuar 9 persona dhe 5 automjete, të cilët u evakuuan me sukses falë ndërhyrjes së forcave të bashkisë, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Probleme me energjinë elektrike janë raportuar edhe në Fushë Arrëz dhe Lezhë, ndërsa ekipet në terren vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e furnizimit. Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron reshje më intensive në disa qarqe gjatë orëve në vijim, shoqëruar me stuhi. Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa u kërkohet qytetarëve të njoftojnë autoritetet për çdo situatë problematike.

“Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.

Advertisement

Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.

Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

Advertisement

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.

Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!,” njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy