Problemet me pajisjen elektronike/ KQZ: Procesi i votimit të vijojë me fletë të printuara!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Problemet me pajisjen elektronike/ KQZ: Procesi i votimit të vijojë me fletë të printuara!

Duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.

 

Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit e votuesve me listën e zgjedhësve të printuar nga KZAZ”, njofton KQZ.

 

Advertisement

Ky reagim i KQZ erdhi pas kërkesës së PS, ku përmes sekretares për ccështjet zgjedhore u sugjerua që procesi të vijohet manualisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy