
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm.
Projektbuxheti i vitit 2026 është programuar në vlerën 886.8 miliardë lekë, që përfaqëson rreth 31.9% të PBB-së dhe është rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025.
Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qendrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme por edhe zhvillimi i sektorëve strategjikë.
Zotohet të vijojë konsolidimin fiskal dhe borxhi publik të vijojë më tej rënien edhe vitin e ardhshëm në 53.6%.
Advertisement
Për investimet publike vitin që vjen janë planifikuar rreth 180 miliardë lekë, gati 6.5% e prodhimit të brendshëm bruto.