Projektligji për studentët e mjekësisë/ Açka: Akt ekstrem, nuk është konsultuar me grupet e interesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji për studentët e mjekësisë/ Açka: Akt ekstrem, nuk është konsultuar me grupet e interesit

Projektligji për studentët e mjekësisë, të cilët nuk mund të diplomohen nëse nuk shërbejnë për pesë vitë në Shqipëri, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka që në nisje të seancës së sotme plenare ka theksuar se kjo është një masë e nxitur dhe ekstreme.

 

Advertisement

Sipas Açkës, ky projektligj nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe shkel të drejtat e njeriut.

 

“Është një masë drastike. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka pse të vijë në parlament me kaq nxitim. Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të drejtave të njeriut dhe është e papranueshme që në të vendosim me dhunë pa krijuar mundësinë që pse i marrim këto masa. Jam për të marra masa që fëmijët mos të na ikin por jo me këtë forma absurde. E shoh pavend që ta kaloni me kaq nxitim këtë masë drastike ekstreme”, tha Açka.

 

Advertisement

Qëndrimi i Açkës ka marrë përgjigje nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili e cilëson projektligjin si të duhurit për t’iu përgjigjur nevojave të vendit në sektorin e shëndetësisë. Ai thekson se është detyrim publik i të diplomuarve që t’iu shërbejnë qytetarëve që kanë paguar taksa për formimin e tyre profesional.

 

Lidhur me shkeljen e të drejtave, Balla thekson se studentët kanë të drejtë zgjedhjeje, pasi nëse nuk duan të kushtëzohen mund të paguajnë tarifën e plotë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy