Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ishte nje nga zerat e shumte te mazhorances qe reaguan fort pas lajmerimit te Berishes se opozita do te zhvillonte nje proteste ne 6 dhjetor, dite ne te cilen vendi yne pret Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor.

 

Çuçi thote se vetem nje antishqiptar si Berisha mund ta beje nje gje te tille duke kerkuar te turperoje vendin para nje ngjarje kaq madhore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit. Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.