PD përshëndet mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD përshëndet mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të publikuar nga Sali Berisha.

 

Advertisement

Në deklaratë shkruhet se ky zhvillim i rëndësishëm është një afirmim i ri i Bashkimit Evropian ndaj perspektivës së Shqipërisë dhe vendeve të rajonit

 

Sipas PD, vendimi për mbajtjen e Samitit në Tiranë i jep fund edhe projektit të Ballkanit të Hapur të cilin, PD e quan alenaca përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup.

 

Advertisement

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.
Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri.

 

Advertisement

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në kryeqytetin shqiptar në 6 dhjetor.

 

Lajmin e konfirmoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel disa ditë më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy