
Banorët e Fushë-Milotit protestuan sot, për problemet e vazhdueshme që ata kanë me furnizimin me energji elektrike dhe degradimin e rrugës që lidh zonën e tyre me aksin Lezhë-Milot si dhe disa fshatra të Kurbinit.
Segmenti rrugor me gjatësi rreth 5 km është dëmtuar plotësisht, asfalti është çarë dhe në shume vende janë hapur gropa të mëdha.
“Shiheni rrugën , nuk kalohet këtu, krejt gropa. Ne ccojmë dhe fëmijët në shkollë.
Na kanë gënjyer vazhdimisht për rrugën, kanë thënë do e bëjnë dhe ja gjendja”, shprehen banorët.
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike janë një tjetër shqetësim për familjet.
Banorët thonë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ata do të përshkallëzojnë protestën, deri në bllokimin e aksit rrugor Lezhë-Milot.