Pse me kaq urgjencë miratimi i projektligjit për barazinë gjinore? Gazetari zbulon detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse me kaq urgjencë miratimi i projektligjit për barazinë gjinore? Gazetari zbulon detajet

Projektligjin për barazinë gjinore ka shkaktuar përplasje të forta në sallë, por edhe në opinionin publik.

Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus tha se ky projektligj është miratuar me shumë urgjencë.

Ai shtoi se ligji, i depozituar në fund të shtatorit, u miratua me urgjencë brenda vetëm dy muajsh, ndërkohë që nisma të tilla zakonisht kërkojnë deri në një vit diskutimesh publike.

Sipas Hoxhës, miratimi me kaq nxitim, është një skemë e Partisë Socialiste, për të hequr vëmendjen nga çështjet e nxehta politike.

Advertisement

Hoxha: Ky ligj është depozituar në fund të shtatorit të këtij viti. Rreth 2 muaj ka marrë gjithë procedura e këtij ligji deri te miratimi sot. Për ligje të kësaj natyre, që krijojnë debat publik, zakonisht duhen deri në 1 vit kohë. Pse me kaq urgjencë një ligj i tillë? Miratimi i këtij ligji, kur kemi situata të nxehta, tregon se PS-ja ia ka dalë të devijojë debatin për aferat dhe akuzat që janë bërë ndaj zonjës Balluku. Jemi duke diskutuar për një ligj që nuk ndryshon menjëherë jetën e njerëzve. E shoh shumë të çuditshme që miratohet me kaq urgjencë, tani kur i duhet patjetër PS-së. Opozita ra në kurthin e PS-së. Të gjithë deputetët duhej të ngriheshin dhe të mbanin qëndrimet ndaj Ballukut në seancë. Asgjë nuk qëndroi dhe asnjë vlerë nuk ka për qytetarët. Prisja të tjera debate në Kuvend.

/vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy