Pusteci, turizëm pa hotele dhe bujtina/ Vizitorët qëndrojnë në Korçë ose Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pusteci, turizëm pa hotele dhe bujtina/ Vizitorët qëndrojnë në Korçë ose Pogradec

TONIN FRROKU – GAZETAR

Bashkia e Pustecit nuk eshte me shume se 25 km larg nga qyteti i Korces. Bashkia perbehet nga 9 fshatra, 7 prej te cileve lagen nga ujerat e liqenit te Prespes. Bashkia ka dicka me shume se 1100 banore. Nderkohe qe ka restorante, bare, mungojne strukturat infrastrukturat akomoduese. Mungojne ndaj dhe per keto nuk ka me shume se 65 vende akomodimi.

 

Mungesa e strukturave akomoduese edhe për kryetarin e bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski ka bërë që zona të ketë kryesisht turizëm ditor.

Advertisement

 

Pavarësisht potencialit të madh, mungesa e infrastrukturës bazike, sipas kryebashkiakut, i ka detyruar turistët që të qëndrojnë në Korçë dhe jo në Pustec.

 

PALI KOLEFSKI

Advertisement

KRYEBASHKIAK I PUSTECIT

Kapaciteti eshte shume i vogel. Rreth 65 shtreter. Kushtet jane shume pak per te ofruar nje turizem elitar.

 

Vasil Stojan, banor i fshatit Lajthizë, tregon se banesën e tij private prej kohësh po kërkon që ta kthejë në një bujtinë por nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Ai shton se ka aplikuar në një projekt që funksionon në zonë, por nuk ka arritur të jetë fitues.

Advertisement

 

VASIL STOJANI

BANOR I FSHATIT LAJTHIZE

Kam aplikuar por nuk kam mundur te fitoj. Ne kete zone vetem hotelet e restorantet jane. Turistet vijne per disa ore e ikin.

Advertisement

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se vitin e kaluar 9 fshatrat e bashkisë Pustec, u frekuentuan nga gati 65 mijë vizitorë, një pjesë jo e vogël e të cilëve kanë qenë turistë të huaj.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy