Qendër emergjencash për veriun, Çako: Do të japë më shpejt ndihmën e parë në rast fatkeqësish natyrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qendër emergjencash për veriun, Çako: Do të japë më shpejt ndihmën e parë  në rast fatkeqësish natyrore

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, njoftoi se në Bushat po ngrihet qendra e parë rajonale e emergjencave që do të mbulojë bashkitë e veriut. Ndërkohë që u bënë edhe demostrime praktike për rritjen e gatishmërisë ndaj fatkeqësive natyrore.

Nisma synon përgatitjen e planeve të emergjencave për bashkitë, trajnime për stafin lokal dhe investime në pajisje e infrastrukturë për përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Shqipëria vazhdon të përballet me ndikimet e ndryshimeve klimatike, me përmbytje dhe thatësira gjithnjë e më të shpeshta e më intensive, si dhe me fatkeqësi natyrore të tjera që, para së gjithash, rrezikojnë jetën e njerëzve, por gjithashtu shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike që ndikojnë tek bizneset”, tha Philip Arnold, zëvendëskryetar i misionit në ambasadën e Zvicrës.

Faza e dytë do të zgjasë deri në dhjetor 2028 dhe synon ta bëjë rajonin e Shkodrës më të përgatitur dhe më rezistent ndaj fatkeqësive natyrore, duke e afruar vendin me standardet e Bashkimit Europian./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy