
Të gjitha nënave të papuna dhe që kanë tre femijë nën moshën 18 vjeç sigurimet shoqërore do tu paguhen nga shteti. Ato do të sigurohen për pesë vitet e para të fëmijes.
Nënat përfituese nga kjo skemë do të duhet të aplikojnë në portalin e-albania. Pasi të plotesojnë të gjitha dokumentet, kjo kategori do të behet pjesë e mbështetjes financiare.
Advertisement
Vendimi i qeverise parashikon që nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë dhe rrisin tre femijë ose më shumë deri në moshën 5 vjeç, do tu njihen si vite pune përkujdesja për femijët.
Advertisement
Me këtë vendim qeveria synon të nxisë rritjen e lindshmërisë që gjatë viteve të fundit po pëson rënie të ndjeshme.