Qeveria vendos rritjen e pagave/ Shtesat janë për arsimtarët, mjekët, infermierët, policët dhe zjarrëfikësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria vendos rritjen e pagave/ Shtesat janë për arsimtarët, mjekët, infermierët, policët dhe zjarrëfikësit

Në vitin 2024, qeveria premton rritjen më të madhe ndonjëherë deri në nivelin e 36% për pagat e mësuesve, varësisht pozicionit dhe kualifikimit që kanë.

 

Rritje të konsiderueshme page në masën 30% do të përfitojnë edhe pedagogët dhe stafet akademike.

 

Advertisement

EVIS KUSHI

 

MINISTRE E ARSIMIT

 

Advertisement

“Paga e një mësuesi 9-vjeçar do të jetë deri në 95 mijë lekë, ndërsa për arsimin e mesëm të lartë, 106 mijë paga bruto. 36.570 mësues përfitues nga kjo rritje e konsiderueshme. Rritje pagash edhe për pedagogët dhe stafet akademike. Vitin e kaluar vendosëm rritjen me 15%. Këtë herë rtritja do të jetë 30%, 20% mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga buxheti i tyre. 4237 përfitues.”

 

Rritja do të prekë edhe sektorin e shëndetësisë, ku përfitues do të jenë jo vetëm mjekët specialistë, që do marrin një shumë prej 50 mijë lekësh, por edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

 

Advertisement

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Advertisement

“7% rritje për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët në të gjithë sistemin e kujdesit parësor dhe spitalor. Rritje për të gjithë ata punonjës që punojnë në administratat e strukturave të njësive vendore nga 25% deri në 50%. Krijohet kështu një hierarki e pagave. Do të rrisim pagat për vitin 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët, ku do të ketë një rritje page të targetuar për ta. 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin shëndetësor përfitues.”

 

Pas mbledhjes së qeverisë, edhe ministri Bledi Çuçi njoftoi rritje pagash për punonjësit e policisë, të Gardës së Republikës dhe zjarrfikësit.

 

Advertisement

BLEDI ÇUÇI

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

Advertisement

“Si rezultat i dy rritjeve, në sektorin e zjarrfikësve paga shkon 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori. Për gardën, në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave. Tek sistemi I policisë kemi një rtritje që sjkpn nga 7% deri në 25% për nivelet inspektorë. Do të kemi një rritje tjetër për këto sektorë, në 2024 është parashkuar që rritja që do të bëhet në 3 fazat, duke përfshirë edhe tetorin e vitit të kaluar, rritja do të jetë në nivelin 40% për të gjithë sistemin.”

 

Nga rritja e pagave nuk do të përjashtohen as punonjësit e policisë së burgjeve. Kjo reformë e ndërmarrë do t’i kushtojë qeverisë 38 miliardë lekë në vit, para të cilat do të dalin nga rritja e të ardhurave, por edhe nga rialokime të brendshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy