Rama dhe Meloni nënshkruajnë marrëveshjen/ Rreth 3 mijë emigrantë në vit do të vijnë në Shqipëri, zbardhen detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama dhe Meloni nënshkruajnë marrëveshjen/ Rreth 3 mijë emigrantë në vit do të vijnë në Shqipëri, zbardhen detaje

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministres së Republikës së Italisë, Giorgia Meloni, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u nënshkrua marrëveshja për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.

 

Meloni gjatë fjalës së saj tregoi detaje nga marrëveshja. Në marrëveshje thuhet se do të krijohet një qendre mikpritjeje emigrantësh në portin e Shëngjinit e të një qendre qëndrimi të përkohshëm në territorin në brendësi të portit.

 

Advertisement

Gjithashtu qendrat nën menaxhimin e qeverisë italiane do të vijojnë punën me bashkëpunimin e forcave të policisë shqiptare.

 

Meloni tha se 2 qendrat do të jenë operative në pranverë të vitit 2024.

 

Advertisement

Sipas marrëveshjes, pritet të strehohen rreth 3 mijë emigrantë në vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy