Rama: Hetim pagave të rreme, biznesi duhet të vetërregullojë deklarimet deri në 20 janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Hetim pagave të rreme, biznesi duhet të vetërregullojë deklarimet deri në 20 janar

Skandali i publikimit të pagave nxori në pah edhe problemin me deklarimet e rrogave reale të punonjësve nga kompani a biznese.

Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama la afat deri në datën 20 janar për ta që të vetërregullojnë deklarimet pranë Tatimeve. Në rast të kundërt, do të hetohen dhe dënohen për evazion fiskal.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINSITER

 

“Të vetërregulolohen deklarimet. Tatimet ka përgatitur dhe do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, që rezultojnë në mospërputhje deri flagrante me kapacitetet e tyre, duke ju kërkuar të vetërregullohen me deklarimet e reja deri në 20 janar. Nëse nuk e bëjnë do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe nëse deklarimi i pasaktë deklarohet me gjobë, evazioni dënohet me burg.”

 

Advertisement

Sipas kreut të qeverisë, është e papranueshme që njerëzit që punojnë, të mos marrin atë që ju takon dhe foli për një reformë të thellë që ndan biznesin e vogël nga ata që sillen si biznes i vogël, në deklarimet e pagave.

 

Sa i takon hetimeve të nisura nga prokuroria për nxjerrjen e databazës, kryeministri ka besimin se së shpejti përgjegjësit do të jenë vënë para drejtësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy