Rama: Kur të kapni makinën time që nuk ndalon në semafor, hajdeni më bëni moral!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Kur të kapni makinën time që nuk ndalon në semafor, hajdeni më bëni moral!

Duke komentuar aksidentet e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama tha se faji nuk mund të lihet vetëm te Policia e Shtetit.

 

Sipas tij, çdokush ka përgjegjësi dhe përmendi se ai vetë nuk e shkel asnjëherë semaforin, përveç rasteve urgjente, kur lëviz me makinë.

 

Advertisement

Rama deklaroi para gazetarëve se për këtë shkelje nuk janë kursyer as ministrat, që janë gjobitur.

 

“Kur të kapni makinën time, autokolonën apo të ministrave që nuk respektojnë semaforët, atëherë hajdeni dhe më bëni moral mua këtu,. Unë qëndroj në seamfor, në çdo semaphore, me përjashtim të ndodnjë rasti ekstrem kur ka ndonjë urgjencë, ministrat e qeverisë time kanë marrë gjobë nga policia e shtetit për mos-zbatim të këtij rregulli. Shumë gjëra janë për t’u bërë, por edhe të harrohen të gjitha dhe të flitet sikur jemi në kohën e atyre që nuk donin t’ia dinin për semaforë dhe kur në Shqipëri kishte më shumë vreasje sesa ditë viti, kjo nuk mund të lihet të kalohet kështu.”

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy