
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në gazetën prestigjoze “The Times” se plani për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh po vazhdohej nga qeveria britanike.
Në një dalje për mediat, Rama theksoi se Shqipëria nuk do të jetë një vend që vendet e pasura të krijojnë kampe për refugjatët.
“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”
Advertisement