Rama poston foto nga takimi informal me homologët dhe Varhely, asnjë përfaqësues i Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama poston foto nga takimi informal me homologët dhe Varhely, asnjë përfaqësues i Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, pas takimit informal parapërgatitor për samitin e Berlinit. Në foto krah Ramës qëndrojnë homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia si dhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

 

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić’, shkruan Rama krah fotos.

 

Advertisement

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi ftesën e Ramës, duke refuzuar dhe njëherë çdo mundësi takimi me këtë të fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy