
Sot, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë vijuar me vizitë në Hagë, Holandë, ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof.
Teksa ka ndarë një video nga vizita në Hagë, kryeministri Rama shkruan se takimi me Schoof është i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh.
“Hagë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof
Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Rama.
Advertisement
Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.
/vizionplus.tv
Advertisement