Rama: Së shpejti, biletat e autobusit online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Së shpejti, biletat e autobusit online

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën këtë të hënë duke dhënë lajmin se shumë shpejt biletat e autobusit nuk do të priten më dorazi.

 

Në “Facebook”, Rama tha se do të ketë një modul biletimi elektronik online në autobus, stacione e agjenci udhëtimi, përmes të cilit do të priten biletat nëpërmjet aplikacionit në celular dhe faqes online. Ky aplikacion, shtoi kryeministri, do të jetë falas.

 

Advertisement

“Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!🇦🇱

📱👩🏻‍💻👨‍💻Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit 🚍🚏🚌

APLIKACIONI FALAS për:

Advertisement

✅520 linja

✅242 operatorë

✅2,282 mjete”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy