Shqipëria do të presë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Eventi pritet të mbahet në pranverën e vitit 2024, ndërsa lajmi bëhet me dije nga kryeministri, Edi Rama. Ai shkruan se bëhet fjalë për një moment historik dhe shkrimit i bashkangjit pamje të atraksioneve turistike shqiptare.

 

“Mirëmëngjes  dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";