“Shqipëria parajsë e turizmit”/ Rama: Do përpiqemi të bëhemi të pavarur për furnizimin me energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria parajsë e turizmit”/ Rama: Do përpiqemi të bëhemi të pavarur për furnizimin me energji

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e BERZH.

 

Rama foli teksa u shpreh se Shqipëria është një parajsë për investime në fushën e turizmit duke theksuar se ka pasur numrat më të lartë edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë së COVID.

 

Advertisement

Ndërkohë Rama u ndal edhe te prioritetet e qeverisjes së re, teksa veçoi energjinë ku u shpreh se synohet të bëhemi një vend i pavarur nga pikëpamja energjetike dhe shtoi se investimet janë në proces.

 

“Energjia është shndërruar në një pikë qendrore për të gjithë dhe ne po punojmë për të që prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamja energjetike për investime që janë tani në proces. Kemi problemin e të qenit të varur nga energjia hidrike. Kjo shoqërohet me dobësinë e varësisë nga një burim. Kemi investime në energji diellore dhe po bëjmë përpjekje për energjinë e erës.
I dytë është turizmi i lidhur me infrastrukturën. Këtu po flas për korridorin blu që është pjesë e rrjetit europian dhe procesit të Berlinit. Kemi nisur investime në porte. Në porte turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që do të transformojë tablonë e vendit si vend turistik. Edhe aeroportet e reja. Kemi përfunduar aeroportin e ri në verilidnje. Kemi nisur tjetrën në jug. Po bëjmë përpjekje të nisim aeroportin e katërt në kufi me Korfuzin. Përparësia e katërt është digjitalizimi i plotë”, deklaroi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy