“Open Balkan”/ Rama: Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ja cila është rruga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Open Balkan”/ Rama: Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ja cila është rruga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, në një intervistë për televizionin francez “France 24”.

Ai tha se kjo nismë nuk parashikon kufizime dhe është e hapur për të gjithë, e qëllimi është përmirësimi i jetës të qytetarëve. Rama përmendi edhe Kosovën, tëksa u shpreh se ajo është shtet i pavarur dhe sovran e duhet të njihet nga Serbia si e tillë. Sipas kryeministrit, rruga është ajo e ndjekur nga Franca me Gjermaninë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Së pari nisma Ballkani i Hapur është dera e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa kushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt apo një tjetri. Ne duam të bëjmë një gjë të mirë për njerëzit. Nuk është e lehtë sepse është një proces paqeje ne nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan. Problemi i Serbisë me Kosovën që Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë Francën që është një shembull i jashtëzakonshëm ajo që bëri me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy