“Shqipëria, kampione e turizmit”/ Rama në panairin e Berlinit: Do jemi të parët në ballkan deri në vitin 2030

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria, kampione e turizmit”/ Rama në panairin e Berlinit: Do jemi të parët në ballkan deri në vitin 2030

“Shqipëria kërkon titullin kampion për turizmin  në Ballkan, deri në vitin 2030’, – kështu iu tha kryeministri Edi Rama operatorëve dhe gazetarëve gjermanë, në panairin e turizmit në Berlin, në ditën e dytë të vizitës së tij.

 

EDI RAMA- KRYEMINISTËR

 

Advertisement

“Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zero e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej.  Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe mrekullueshëm  sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj.”

 

Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt pritet edhe lajmi i mirë për Vjosën, që sipas tij, do t’i japë një tjeter hov turizmit vendas.

 

Advertisement

 EDI RAMA- KRYEMINISTËR

 

Kemi një ngjarje mjaft të madhe në javët që vijnë, që ka të bëjë me deklarimin e lumit tonë Vjosa, Park Kombëtar. Është shumë i rëndësishëm si lumë për Evropën se thonë që është lumi i fundit i egër në Evropë. Sigurisht që ka mbetur i fundit sepse të tjerët u kthyen nga “tigra” në “mace” për t’i shërbyer ekonomisë europiane, por tani Europa na kërkon ne që ta ruajmë lumin e fundit të egër dhe edhe ne duam që ta ruajmë.

 

Advertisement

Sipas operatorëve turistikë gjermanë, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm, deri në 60 përqind krahasuar me periudhën para pandemisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy