Shqipëria drejton vitin tjetër ‘Procesin e Berlinit’/ Rama: Rajoni më i bashkuar, ju presim në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria drejton vitin tjetër ‘Procesin e Berlinit’/ Rama: Rajoni më i bashkuar, ju presim në Tiranë

Kryeministri Rama tha nga Brukseli sot se ‘Procesi i Berlinit’ e ka bërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, më të bashkuar.

Ai tha se firmosja e tre marrëveshjeve mes vendeve sot, është një lajm shumë i mirë.

Rama ka përmendur edhe ish-kancelaren Merkel për të cilën tha se pati të drejtë për sa i përket rajonit të bashkuar.

“Më duhet të them se Merkel pati të drejtë sepse në qoftë sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të ndërlikuar për të gjithë Evropën është në sajë edhe të këtij Procesi. Kur u mblodhëm për herë të parë këtu nuk ishim takuar ashtu prej shekujt ndërsa tanimë u bë e disata herë. Falënderime që u besuat Shqipërisë mikpritjen e radhës së Samitit të Procesit të Berlinit.

Advertisement

Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit. Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të Hapur. Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy