Transporti publik, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transporti publik, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në prezantimin e flotës së gjelbër të autobusëve elektrikë, që shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e transportit publik, u shpreh sot se objektivi i Bashkisë së Tiranës është që në vitin 2030, 100% e flotës së autobusëve të jetë elektrike.

 

Përveç transportit urban, tha Veliaj, sot kemi mbi 15 kompani të taksive elektrike në Tiranë, të cilat përbëjnë 50% të flotës së totalit të taksive që qarkullojnë në kryeqytet.

 

Advertisement

Kjo do të thotë se taksitë elektrike janë më ekonomike për qytetarët, pasi përdorin energjinë elektrike të subvencionuar nga qeveria, çka bën që udhëtimi të jetë më i lirë se taksitë normale.

 

“Plani ynë është që brenda 2030-ës, flotën e autobusëve ta kemi 100% elektrike. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe me mjetet që përdorin institucionet e Bashkisë së Tiranës. Kemi filluar me Policinë e Shtetit, jam i sigurt se edhe qeveria do të investojë që çdo blerje e ardhshme e mjeteve të jenë mjete elektrike. Sot Tirana është një nga kryeqytetet me më shumë taksi elektrike në rajon. E gjithë flota e mjeteve të Policisë Bashkiake është elektrike. Nëse vazhdojmë me këtë rritje dhe me përgjigjen pozitive të tregut, me uljen e TVSH-së për mjetet elektrike dhe akses të menjëhershëm në transport me taksi, besoj se nuk do të jetë e largët dita kur Tirana të jetë realisht qyteti ku udhëtohet vetëm me transport elektrik”, nënvizoi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy