Përmirësimi i shërbimit taksi/ Veliaj: Gjysma e flotës në Tiranë është elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmirësimi i shërbimit taksi/ Veliaj: Gjysma e flotës në Tiranë është elektrike

Në vijim të takimeve për Tiranën Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Veliaj zhvilloi një bisedë me përfaqësues të kompanive të shërbimit Taksi, ku foli për rëndësinë që ka ky shërbim për qytetarët, por edhe për të huajt që do të vijnë këtë vit në Tiranë.

 

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Ne kemi sot mbi 1000 taksistë në Tiranë, të cilët janë media më e fuqishme sepse ata thonë troç lajmin e ditës. Taksisti ka kontaktin e parë edhe me të rinjtë e huaj që do të vizitojnë Tiranën këtë vit. Përveçse trajnimit të shoferëve të taksive, secili prej tyre duhet të ketë edhe një listë me aktivitetet e muajit që do të zhvillohen për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, ashtu sikurse në avion do të vendosim revistën mujore me një kalendar, ku secili teksa po udhëton të informohet mbi mundësitë që do ofrojë Tirana.

 

Advertisement

Veliaj tha se rreth gjysma e flotave të taksive në vend tashmë janë elektrike, dhe se në vijim numri i tyre do të rritet.

 

“Gjysma e flotës së taksive në Tiranë tanimë është elektrike dhe jam i bindur që deri në fund të 2022, ku ne jemi Kryeqyteti Evropian i Rinisë, dhe duke qenë se të rinjtë janë me ekologjikë e më të dëshiruar pas progresit, më të interesuar për të lëvizur me mjete të pastra, besoj se do e kalojmë mbi 50% të një flote elektrike në qytetin e Tiranës”

 

Advertisement

Këto takime zhvillohen për tu dhënë prioritet disa shërbimeve që gjatë këtij viti do të jenë edhe më funksional për tiranën si kryeqytet europian i rinisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy