Rama: Deri në vitin 2030 synojmë uljen e vdekjeve nga aksidentet rrugore me 50%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Deri në vitin 2030 synojmë uljen e vdekjeve nga aksidentet rrugore me 50%

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nismën e re për sensibilizimin dhe edukimin e fëmijëve për respektimin e sinjalistikës së qarkullimit rrugor, për të cilën tha se ka objektiv planin për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030.

 

Më tej, ai bëri me dije se viti që lamë pas shënoi 19.9% më pak aksidente rrugore.

 

Advertisement

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët sot të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër

Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor

Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy