
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner.
Ambasada amerikane në Tiranë, në një postim në rrjetin social ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus ishte bashkëpunimi i fortë mes dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”.