
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka sqaruar edhe arsyen e dorëheqjes së Bendos.
Ish-kreu i SHISH do të vazhdojë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë në SHBA.
“Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.”- shkruan Rama.
Postimi i plotë:
Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
Advertisement