Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, për Kryeministrin Edi Rama ka lënë kryeqytetin si një trup pa kokë.

Në serinë e radhës të podcastit të tij “FLASIM” kreu i qeverisë theksoi se ky vendim i trupës gjykuese është në dëm të bashkisë më të madhe në vend, e cila nuk mund të lihet pa një drejtues.

“E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të tij si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetin”, tha Rama.

Për Ramën e vetmja zgjidhje për kryeqytetin do të ishte nëse Veliaj do të gjykohej në gjendje të lirë në mënyrë që të vijonte detyrën e cila iu la nga Kushtetuesja.

Advertisement

“Çdo njeri normal që nuk sheh te qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, por një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo. Edhe kjo është gjeja më normale. E para dhe e dyta janë të sigurta, e treta mbetet për tu parë”, tha Rama.

Ndërkaq, teksa na presin vetëm dy ditë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kreu i qeverisë ftoi kandidatët socialistë të 5 bashkive, të cilëve i la porositë e tij.

“Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati”, tha ai.

Madje bënë dhe një parashikim të rezultatit që presin të djelën.

Advertisement

Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80 përqind të votave. Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj. Ervin Ceca: 75%. Altin Bojni: 65% Rama-Bojnit: Të isha në vendin tënd do të thosha 51%. Florenc Doka: Po qëndroj te 70% plus 1 edhe prej faktit se ish kryetari i bashkisë ka dalë 72%.

Të dielën qytetarët e Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë përballë kandidatëve të pavarur që mbështeten nga opozita.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy