
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ramës, i cili tha se “Raporti i DASH për korrupsionin në Shqipëri, është copy-paste i vitit të kaluar”.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ironizon Ramën, ndërsa shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar.
Advertisement
“Koka e qeverisë tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është një kopje e raportit të vjetshëm. Po doemos! Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të pretendojmë se Shqipëria do të ndryshojë për sa kohë qeveris Edi Rama.”-shkruan Këlliçi.