
Për 1694 anëtarët e Partisë Demokratike në Bashkinë Dibër, procesi i votimit po vijon normalisht.
Qendra e votimit është vendosur në hollin e pallatit të kulturës ku anëtarë të ardhur nga Kalaja e Dodës, Lura e të gjitha njësitë Administrative po votojnë për vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit i cili shkarkoi Lulzim Bashën.
Advertisement
Kryetari i Komisionit të Qendrës së votimit Dibër, Hamza Leshi shprehet se me fluksin e deritanishëm e gjithë anëtarësia mund të votojë deri në orën 15:00.
Deri tani nuk ka patur asnjë problem në katër qendrat e votimit, ndërsa anëtarët janë paraqitur me teserën e antarësisë dhe kartën e identitetit.
Advertisement