
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë këtyre ditëve, janë krijuar probleme në disa segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Patosit.
Administratori i njësisë Ruzhdie, Agim Mesutaj tha se rruga ka pësuar shkarje për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
“Janë marrë masa të menjëhershme për devijimin e rrugës. Rruga ka shkarje edhe ne pjesë të tjera, por janë marrë masa të menjëhershme me hapjen e akseve dytësore.”
Ky segment rrugor lidh 5 fshatra: Siqecë, Drenie, Ruzhdie, Kasnicë dhe Gjynoqarë.
Advertisement