
Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet prej disa ditësh në jug të Shqipërisë. Siç duket edhe nga fotot e siguruara, diplomati ka zgjedhur Jalën si destinacionin për të shijuar pushimet në këtë fillimgusht.
Ai ka ndarë disa herë me ndjekësit e tij në “Instagram” foto nga pushimet, duke treguar bukuritë e bregdetit shqiptar.
Advertisement
Ish-i dërguari i amerikanëve nuk është fotografuar vetëm, por në shoqërinë e partnerit të tij, Matt Lashey.
Pak ditë më parë, diplomati u prit në Tiranë nga presidenti Ilir Meta, si dhe kryeministri Edi Rama.
Advertisement