Rikthehen radhët në Kapshticë/ Probleme në sistemin kompjuterik te doganës greke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen radhët në Kapshticë/ Probleme në sistemin kompjuterik te doganës greke

Fundjava ka sjelle fluks të shtuar lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku përreth dy orë automjeteve u është dashur të presin për të kaluar doganën.

 

Radhët e gjata kanë ardhur për shkak të problemeve që ka pasur sistemi kompjuterik  në anën tjetër të kufirit.

 

Advertisement

Burime bëjnë me dije se pas ndryshimit të sistemit kompjuterik nga policia kufitare greke, gjatë ditëve të fundit janë shfaqur probleme, duke sjellë situata të ngjashme.

 

Vetëm pas orës 10:00 të kësaj të shtune doganierët e vendit fqinj kane filluar të punojnë, por me ritme të ngadalta dhe sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy