Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”/ Arben Derhemi tregon dy hyrjet e mëdha dhe kur nisin xhirimet, “thumbon” Ermal Mamaqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”/ Arben Derhemi tregon dy hyrjet e mëdha dhe kur nisin xhirimet, “thumbon” Ermal Mamaqin

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” pritet që të rikthehet së shpejti për publikun.

 

Arben Derhemi, ose Flori në rol, ka treguar se kush do të jetë në kastin e aktorëve.

 

Advertisement

Në një intervistë për “Vizioni i Pasdites” Derhemi tha se 80% e personazheve do të jenë ata që kanë qenë, ndërsa shtoi se dy hyrjet e mëdha do të jenë Viktor Zhusti dhe Reshat Arbana.

 

Pjesë e kastit tha aktori, do të jenë edhe emra të rinj të shoë bizz-it shqiptar, të cilët e kanë provuar edhe filmin.

 

Advertisement

Ata emra, të cilët ishin në 80% të të tërës dhe pastaj do të kemi edhe emra të rinj të shoë bizz shqiptar që e kanë provuar veten në filma, por unë nuk dua ti bëj sot publike. Emrat që kanë pranuar jam unë, Robert Ndrenika, është Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Reshat Arbana, këta dy të fundit janë dy hyrjet e mëdha në këtë projekt. Kuptohet që janë hyrje nga dëshira e madhe që kishte edhe skenaristi Ruzhdi Pulaha për ta zhvilluar këtë projekt dhe për të sjellë personazhe të tillë që jnë të dashur dhe të ngrohtë për publikun shqiptar.

 

Kanë kaluar 20 vjet dhe do pranojmë një kompromis, që ky personazh vjen pas 7 apo 8 vitesh. Ky është kompromisi që bën artisti me publikun. Ne po sjellim “Njerëz dhe Fate” me personat që kanë qenë”, tha Derhemi.

 

Advertisement

Aktori më tej tha se në fund të dhjetorit do të nisin edhe xhirimet e telenovelës shqiptare.

 

Në fund të dhjetorit fillojmë xhirimet. Na janë afruar shumë biznese, por ata stepen sepse është prishur edhe tregu I filmave, ku çdo kush po bën një film sot”, tha ai.

 

Advertisement

Derhemi nga ana tjetër kishte një “thumb” për Ermal Mamaqin.

 

Unë nuk kam asnjë gjë personale me këtë djalin. Është një djalë që ka jetën e vetë dhe I ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet. Për mua është inekzisten fare”, tha Derhemi për Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy