Rithemelimi mbledh të martë Këshillin Kombëtar, Bardhi dhe Gjekmarkaj do zgjidhen nënkryetarë, a do i bashkohet Tabaku Kryesisë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rithemelimi mbledh të martë Këshillin Kombëtar, Bardhi dhe Gjekmarkaj do zgjidhen nënkryetarë, a do i bashkohet Tabaku Kryesisë?

Rithemelimi do të mbledhë ditën e martë Këshillin Kombëtar.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në mbledhje do të zgjidhen nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, duke bërë kështu që PD të bëhet me 4 nënkryetarë.

Prej dy vitesh, këtë post e mbajnë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Nga ana tjetër në Kryesi është propozuar që të hyjë edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani, ka preferuar të mos bashkohet me Sali Berishën, por edhe është distancuar nga grupimi i Lulzim Bashës. Në mbledhjen e Këshillit ajo nuk do jetë prezente, ndërsa pritet të shihet nëse do pranojë të bëhet pjesë e Kryesisë apo jo.

Advertisement

Gjithashtu në Kryesi do të hyjë edhe Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ervin Salianji dhe të gjithë nënkryetarët e komisioneve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy