
Qeveria ka njoftuar anulimin e tenderit për satelitët.
Tenderi është anuluar me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Sipas kontratës realizimi I projektit do të bëhej brenda një afati kohor tre vjeçar ndërsa fondi ishte caktuar 671.760.000 lekë.
Projekti i satelitëve iu prezantua me bujë rreth një vit më parë nga kryeministri Rama i cili premtoi se do ti lëshonte në hapsirë brenda këtij viti.
Kryeministri madje edhe i kishte emërtuar satelitët me emrat përkatës “Albania1” dhe “Albania2”.
“Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2”.– deklaroi Rama vitin e kaluar në sallën e Kuvendit.