
Një 80 vjeçar është dëmtuar në këmbë, teksa ka qenë duke zbritur nga urbani i linjës.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.M është transportuar menjëherë në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Bathore, shtetasi E. M., 80 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke zbritur nga autobusi i linjës dhe si pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.