Nga Rajmonda Lajthia  

Nga ky vit çmimi i patentës do të rritet. Bëhet fjalë për çmimin e kartonit dhe jo për tarifat e autoshkollës. Aktualisht, patenta që ndryshe njihet si “kartoni” nga 3500 lekë është  propozuar të shkojë në 4500 lekë.

Drejtoria e shërbimit dhe transportit rrugor miratoi tarifat e reja, të cilat hyjë në fuqi në datën 5 shkurt. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së transporti rrugor. Kjo drejtori argumenton se rritja lidhet me zgjatjen e vlefshmërisë së afatit të patentave.

Deri më tani patentat kishin vlefshmëri 10 vjeçare, ndërsa me afatin e ri ato janë zgjatur deri në 15 vjet. Me këtë ndryshim ligjor i cili ka hyrë në fuqi nga vitit 2023, përfitues janë rreth 80 mijë shoferë të cilët ishin në prag të skadimit të afatit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paralelisht do të ketë edhe rishikim të tarifave për ritestuesit. Deri më tani ritestimet mund të kryhen në 5 seanca me një tarifë prej 400 lekësh. Me propozimet e reja, ritestimi do të kushtojë 1 mijë lekë.

Një vit më parë edhe autoshkollat kërkuan dyfishim të çmimit të kursit, por për shkak  të debateve dhe hetimit të nisur nga autoritet i konkurrencës, nisma mbeti pezull./vizionplus.tv