Patenta do kushtojë 85 mijë lekë; Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patenta do kushtojë 85 mijë lekë; Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Autoriteti i konkurrencës po heton marrëveshjen qe rrit cmimin e patentave ne mbi 85 mije leke e bere nga drejtoria e përgjithshme e shërbimit rrugor, tatimet dhe sindikata e autoshkollave.

 

Në një reagim për mediat autoriteti i konkurencës shton se marrëveshje të tilla janë të dëmshme pasi pengojnë dhe kufizojnë konkurrencën.

 

Advertisement

Autoriteti shton se ka kërkuar informacion nga palët me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në treg.

 

Nga muaji mars pritet që një leje drejtimi nga 45 mijë lekë të dyfishohet.

 

Advertisement

Pra ata qytetarë që dëshirojnë që të pajisen me leje drejtimi të kategorisë b do të detyrohen të paguajnë deri në 85 mijë lekë të reja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy